Zyra për Integrim – Qëllimet dhe Parimet
gjuhë të tjera
English | Français | Bosanski / Hrvatski / Srpski | Türkçe | Românește | русский язык
Kjo është ajo për çka angazhohemi ne:
- Trajtimin pozitiv të llojlojshmërisë dhe dallimeve shoqërore
- Shansa të barabarta të të imigruarve për pjesëmarje në jetën komunale si dhe në infrastukturën sociale dhe kulturore.
- Zvoglimin e pengesave në qasje dhe shfrytëzim të ofertave në Magistratin e qytetit të Linzit nga Imigrantët.
- Synimi i përmirsimit afatëgjat të situatës jetësore (P.Sh. Banimi, Aktivitete të lira… ) të imigrantëve në qytet, përmes masave për barazi dhe antidiskriminim.
- Inkuadrimi i Migrantëve në jetën politike të qytetit.
- Promovimi i ofertave që mundësojn mësimin e Gjuhës gjermane.
- Rrjetëzimi: Shkëmbimi me Entet, Institucionet, Organizatat, NGOt dhe Shoqatat që janë aktive në lëmin e migrimit.
Ne e kuptojm:
- Integrimin si një proces të qëndrueshëm të zhvillimit, i cili nuk nënkupton përshtatjen e njëanëshme të imigrantëve, por mundësimin e masave dhe kushteve të përgjithshme nga shoqëria vendase, për shansa të barabarta për të gjith banorët e qytetit,
- Integrimin si obligim të politikës së qytetit për përfshirje në të gjitha lëmit (Shkollimi/Arsimi, Banimi, Puna, Shëndetsia, Rinia, Kultura…), gjat planifikimit dhe zhvillimit të qytetit.
- Larmin kulturore si Sfidë dhe Potencial të Qytetit të Linzit.
Ofertat tona u ofrohen:
- Imigrantëve dhe Popullatës me rrënjë austriake
- Shoqatave të Migrantëve
- Bartësve të vendimeve politike
- Krijuesve të Infrastukturës komunale