Këshilli për Migrim dhe Integrim në Linz
gjuhë të tjera
English | Français | Bosanski / Hrvatski / Srpski | Türkçe | Românește | русский язык
Që tu mundësohet imigrantëve në Linz që të ndikojn në formësimin e Politikave integruese, në vitin 1996 u themelua Këshilli për Integrimin e të Huajve. Duke u bazuar në vendimin e Këshillit të Komunës, më 11.Prill.1996, Këshilli do të funksiononte 6 vjet, e pastaj do të votohej i ri.
Në Dhjetor 2008, bazuar në vendimin e Këshillit të qytetit më 18.Shtator.2008, për herë të parë, Përfaqsuesit e dërguar nga Shoqatat e migrantëve u emruan në Këshill nga Kryetari i qytetit të Linzit. Në të njejtën kohë u ndryshua edhe emri i Këshillit në Këshill për Migrim dhe Integrim (MIB) në Linz.
Këshilli është përfaqësues i interesave politike i të gjithë qytetarëve të Linzit me prejardhje nga jashtë. Ai përbëhet nga pesëmbëdhjet kandidat të emruar dhe pa pagesë. Pastaj çdo Parti e përfaqsuar në Këshillin e qytetit dërgon nga një Këshilltar me të drejt këshille në MIB.
Objektivat (Qëllimet) e Këshillit për Migrim dhe Integrim
- Përfshirjen e interesave të Migrantëve në nivel komunal
- Përmirsimin e kushteve të jetesës së Migrantëve në lëmi të ndryshme (Banimi, Shkollimi, Punsimi,…)
- Zvoglimin e Paragjykimeve dhe Diskriminimit
- Nxitjen e mirëkuptimit ndërmjet grupeve me prejardhje të ndryshme Etnike
- Nxitjen e së drejtës së votimit në nivel komunal për të gjith Imigrantët
Mënyra e Punës së Këshillit për Migrim dhe Integrim
- Takime të rregullta pune Mbledhje publike
Detyrat e Këshillit për Migrim dhe Integrim
Përfaqësimin e interesave të Bashkëqytetarëve me prejardhje nga jashtë (Në lidhje me aspektin e nënshtetësisë, prejardhjes, të kulturës ose të pozitës shoqërore të tyre):
- Kontakte me popullaten e imigruar
- Kërkesa dhe Pozicionime në shërbimet përgjegjëse të qytetit
- Këshillim dhe informim të komisioneve të qytetit
- Pjesëmarje në proceset e vendimmarrjes në nivel komunal, në kuadër të mundësive ligjore
Puna Publike
- Zvoglimi i barierave, nxitja e dialogut ndërmjet grupeve të ndryshme etnike
- Informimi i qytetarëve të jashtëm të Linzit dhe Shoqatat e tyre për tema me rëndësi për migrantët si dhe Aktivitet e MIB it
- Informimin e Austriakëve për situatën e popullatës së imigruar
- Këshilli për Migrim dhe Integrim në facebook: http://www.facebook.com/Migrationsbeirat
Zyra e Këshillit për Migrim dhe Integrim
Zyra për Integrim (Integrationsbüro) në Linz, është në disponim të Këshillit për Migrim dhe Integrim.
• Formularët për Aplikim në Projektet që promovohen nga Këshilli për Migrim dhe Integrim