Linzi i larmishëm
gjuhë të tjera
English | Français | Bosanski / Hrvatski / Srpski | Türkçe | Românește | русский язык
Linzi ka shumë fytyra – një qytet, në të cilin jetojn njerëz, nga më shum se 140 nacionalitete.
Integrimi në kuptimin e bashkëjetesës së hapur, ndodh konkret në qytete, komuna – në pjesë të qytetit, vendbanime, në çerdhet e fëmijëve, shkolla ose vendet e punës, pra në vendet ku ndodhin takimet e përditëshme në mes të imigrantëve dhe "Vendasve".
Për qytetin e Linzit është obligim i zhvillimit modern, që në plotsimin e nevojave të përfshihen të gjithë njerzit që jetojn në qytet.
Paketa e masave për Integrim
Me krijimin e Sektorit për Integrim dhe me fillimin e "Maßnahmenpakets Integration" në vitin 2010, kryeqyteti i Landit vazhdoi me një Hap mjaft të rëndësishëm për Bashkëjetesën.
Programi Social i Linzit 2011: Lebens-Vielfalt
Çështjes së Integrimit i përkushtohet Kapitulli "Lebens-Vielfalt" im Linzer Sozialprogramm, i cili u aprovua me shumicë votash më 24. Nëntor 2011 në Këshillin e qytetit. Në bazë të tij Paketa e masave për integrim vazhdon të zgjërohet. Spektri i projekteve shkon nga zgjërimi i promovimit të gjuhës e gjer te mundësimi i takimeve kulturore.
Zyra për Integrim
Si vend i rrjetëzuar dhe përkrahës u formua që në vitin 1991 Integrationsbüro me këto Objektiva:
- Zyrë qendrore informative për çështjet dhe kërkesat reth imigrimit dhe integrimit
- Përshtatjen e Ofertave dhe Shërbimeve të qytetit të Linzit kërkesave të Klientëve me prejadhje nga jasht (Hapje Interkulturore).
- Senzibilizimi i njerzve në qytet për rëndësin dhe potencialin e shumllojshmërisë kulturore.
Këshilli për Migrim dhe Integrim (Migrations- und Integrationsbeirat)
Der Migrations- und Integrationsbeirat është përfaqësues i interesave politike i të gjithë banorëve të Linzit me prejardhje nga jashtë (Migrant). Ai angazhohet për përfshirjen e kërkesave të imigrantëve në nivel komunal si dhe për reduktimin e paragjykimeve dhe diskriminimit.